Garë e “nxehtë” në Kamenicë

Zgjedhjet lokale 2017 October 23, 2017 - 10:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ueb faqen e saj është duke procesuar të gjitha të dhënat raporton “Zeri.info”.

Në komunën e Kamenciës nga gjithsej 56 vendnumërime deri më tani KQZ ka arritur të procesoj 52 apo 92.86 për qind të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve në Kamenicë është duke prirë Qëndron Kastrati nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton “Zeri.info”.

Qëndron Kastrati i cili për herë të parë i ka hyrë garës prej kryetar komune, deri më tani ka mbledhur gjithsej 5 mijë e 598 vota apo 34.22 për qind.

Ndërkaq, Shaip Surdulli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka arritur të mbledh deri më tani gjithsej 4 mijë e 586 vota apo 28.04 për qind, raporton “Zeri.info”.

Kujtojmë se Surdulli në të kaluarën e ka udhëhequr këtë komunë.

KËTU mund ti ndiqni rezultatet për Kamenicën.

Të rekomanduara