Ky është rezultati momental i zgjedhjeve në Ferizaj

Zgjedhjet lokale 2017 October 23, 2017 - 10:14

Edhe pse zyrtarisht është përmbyllur procesi i numërimit të votave, KQZ-ja në ueb faqen e saj është duke procesuar të gjitha të dhënat raporton “Zeri.info”.

Në komunën e Ferizajt, KQZ-ja është duke vazhduar procesimin e të dhënave.

Nga 139 vendvotime në këtë komunë deri më tani janë procesuar 133 apo 95.68 për qind, raporton “Zeri.info”.

Në bazë të këtyre rezultateve Ferizaj do të shkojë në balotazh dhe gara do të zhvillohet mes PDK-së e LDK-së.

Siç raporton “Zeri.info”, deri më tani Agim Aliu nga PDK-ja ka arritur të mbledh gjithsej 19 mijë e 263 vota apo 39.18 për qind.

Ndërkaq deri më tani Muharrem Svarqa nga LDK-ja ka arritur të mbledh gjithsej 14 mijë e 748 vota apo 30.00 për qind, raporton “Zeri.info”.

KËTU mund ti ndiqni rezultatet për Ferizajn.

 

Të rekomanduara