Institucionet shteterore të gatshme për zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale 2017 October 19, 2017 - 11:37

Kryetarja e  Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka po mban konferencë të përbashkët me institucionet shtetërore, me Zëvëndës Kryeprokuroren Sevdije Morina dhe me Zëvendës Drejtorin e Policisë Naim Rexha lidhur me përgatitjet e përbashkëta për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen të dielen, transmeton Zeri.info.

E para e KQZ-së Valdete Daka, tha se KQZ është gati per zgjedhjet e së dielës.

"Pas nje angazhimi sot mund të themi se ne kemi arritur të i përmbushim të gjitha kërkesat për zgjedhje të lira. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave është thelbi i angazhimit tonë të përbashkët edhe në këtë proces zgjedhor", tha ajo, transmeton Zeri.info.

Daka tutje tha se ata që kanë bërë shkelje në zgjedhjet e kaluara nuk do të perfshihen në këto zgjedhje.

Ajo u bëri thirrje të gjithë vëzhguesve e komisionerëve që të përbushin detyrën e tyre.

Po ashtu ajo u bëri thirrje edhe partive politike për zgjedhje të lira dhe transparente, transmeton Zeri.info

Ndërsa zv.kryeprokurorja Selvije Morina tha se Kryeprokuria e shtetit ka caktuar me vendim një kordinator dhe menaxher për mbrojtjen e votës në dhomën operative që do të funksionojë në ditën e zgjedhjeve dhe një prokuror në KQZ.

"Kemi caktuar 7 kordinator, prokurori ka hartuar proceduarta që do të ndiqen me besnikeri", tha ajo.

Morina tutje tha se kontributi i prokurorëve do të jetë i pakufizuar që këto zgjedhje të shkojnë si duhet.

Ndërkaq përfaqesuesi i policisë Naim Rexha tha se policia ka ndërmarre aktiviteve në mënyrë që të realizohet procesi zgjedhor sic duhet.

"Shume aktivitete janë ndërmarrur për ditën e zgjedhjeve", tha ai.

Numri total i incidenteve është 17 në tërë vendin dhe ky numër konsiston me një klasifikim të fushates së qetë kryesisht. Ne kemi veprimtari në disa drejtime kur kemi të bëjme me sigurimin dhe eskortimin e të gjitha materialeve", tha ai.

Ai gjithashtu tha se janë të kënaqur me të gjitha angazhimet e të gjitha institucioneve për përgaditjen e zgjedhjeve./ZERI

Të rekomanduara