Bahtiri zotohet se grave do t’iu jep pozita drejtuese në qeverisjen e ardhshme

Zgjedhjet lokale 2017 October 14, 2017 - 18:33


Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, mbajti tubim me Forumin e Gruas të AKR-së, ku shpalosi plan-programin qeverisës.

Bahtiri është zotuar se në qeverisjen e ardhshme të komunës së Mitrovicës, femrat do të kenë pozita drejtuese dhe hapësirë të duhur.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:

Në takim me Forumin e Gruas të AKR-së shpalosa plan programin qeverisës për mandatin e ardhshëm, me ç’rast mora mbështetja të madhe.

Në kabinetin tim të ri gratë do të kenë pozita drejtuese dhe do t’iu jepet hapësirë e duhur në dikastetet kryesore të komunës, në mënyrë që ato të jepin kontributin e tyre për zhvillimin e Mitrovicës.

Të rekomanduara