KQZ certifikon edhe 840 vëzhgues dhe miraton sloganin e zgjedhjeve

Zgjedhjet lokale 2017 October 09, 2017 - 12:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, KQZ akreditoi grupin e radhës të vëzhguesve për zgjedhjet lokale, njofton Klan Kosova.

Nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim u bë e ditur se ky është Grupi VI i vëzhguesve me 840 vëzhgues.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në rekomandimin e ZRPP-së anuloi akreditimet si vëzhgues të Zgjedhjeve Lokale për 23 persona.

Drejtoresha e ZRPP-së, Miradije Mavriqi bëri të ditur se duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme asnjë person nuk mund të shërbej si vëzhgues zgjedhor nëse është kandidat për post zgjedhor në Kosovë.

Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit është rreth 32 mijë e 500.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi slloganin e Zgjedhjeve Lokale 2017, i cili është: “Për komunën tënde. Voto”.

Të rekomanduara