KQZ publikon fletëvotimet për secilën komunë

Zgjedhjet lokale 2017 September 24, 2017 - 10:44

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dizajnet e fletëvotimeve për zgjedhjeve të 22 tetorit.

KQZ në uebin zyrtar ka publikuar dizajnet e fletëvotimeve për secilën komunë në zgjedhjet për kryetar komune dhe për Kuvend Komunal.

KËTU mund të gjeni si do të duket fletëvotimi për kandidatët për kryetar dhe ata për asamble komunale.

Ndërkohë, sot vazhdon dita e katërt fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Fushata do të zgjasë një muaj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Të rekomanduara