Zërat
James Rogers
James
Rogers

Berlini mos të guxojë të zëvendësojë Londrën

Zërat July 29, 2017 - 08:34

Pothuajse me siguri, Mbretëria e Bashkuara do të ishte e pranishme qysh nga fillimi në çfarëdo përplasjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë.

Dhe nuk do të kufizohej në pjesëmarrje aktive, por do të bënte si protagoniste. Kohët e fundit Brendan Simms, Profesor në Cambridge University, e ka shpjeguar në mënyrë të qartë motivin: “Mbretëria e Bashkuar ka luajtur dhe luan një rol unik në sistemin evropian. Nuk është në asnjë mënyrë e “ngjashme” me shtetet e tjera të “klubit” që po lë. (…) Bashkimi Evropian mund të ndjehet si një klub dhe të vendosë të gjitha rregullat që do, por nuk duhet ta harrojë kurrë se anglo – amerikanët janë pronarët e terrenit mbi të cilin ngrihet cirku. Brukseli dhe kryeqytetet e tjera kontinentale maksimumi janë qiraxhinjtë, në shumë raste vetëm banorët, e këtij urdhri. E thënë ndryshe, Mbretëria e Bashkuar nuk është vetëm një “hapësirë” tjetër evropiane për t’u rregulluar, por një prej fuqive kryesore rregulluese të kontinentit.

Për të kuptuar mendimin e Simms është e nevojshme për një arkeologji të shkurtër gjeopolitike. Në shekullin e kaluar, përkrah Gjermanisë dhe Rusisë, britanikët janë demonstruar një prej 3 qendrave të mëdha të gravitetit gjeopolitik në kontinentin evropian. Motivet janë të shumta, por gjeografia ka një rol të madh. Siç e kuptoi në vitet ’40 gjeostrategu holandezo – amerikan Nicholas Spykman, Ishujt Britanikë zënë një pozicion komandues: të ndodhura pak larg Evropës Veriperëndimore, mund të përdoren për t’i bllokuar qasjen kontinentit ose për t’i penguar vendet që e popullojnë të dalin në oqean. Kështu që janë një rëndësi si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për fuqitë e mëdha evropiane – historikisht Spanja e Franca, sot Rusia e Gjermania.

Në mënyrë të ngjashme, kur janë kërcënuar, u japin një bazë të pakrahasueshme njerëzve që e banojnë, duke qenë të pasura në resurse, të populluara dhe të pajisura me një seri portesh të mrekullueshme. Përbërës të përkryer për të ruajtur një Marinë të mrekullueshme që zmbraps pushtimet, grumbullon fuqinë mbi brigjet kontinentale dhe projekton forcën ekonomiko – ushtarake të vendit që e komandon në zemër të Evropës. Kështu që nuk do të përbënte habi fakti që gjeografia e Ishujve Britanikë të drejtojë qasjen e Londrës në tokën kontinentale.

Me përjashtim të ndonjë flirti sporadik me Francën perëndimore gjatë luftërave të gjata të Mesjetës, Mbretëria e Bashkuar ka demonstruar interes të pakët ndaj një ekspansioni në kontinent: ishte shumë i kushtueshëm dhe shumë i bezdisshëm. Shtetarët britanikë kanë preferuar pothuajse gjithmonë një Evropë “liberale”, në të cilën asnjë fuqie të mos i lejohej që të dominonte vendet më të vegjël.

Londra ka kërkuar gjithmonë të parandalojë shfaqjen e një hegjemoni evropian dhe – kur nuk ia ka arritur – ka dhënë të gjithë vetveten për të ndërtuar një koalicion që t’ia shuante ëndrrat fuqisë aspiruese. Fuqia e re e Gjermanisë – pavarësisht nga fakti që është gjeneruar kinse apo prej fajeve të të tjerëve – është në gjendje të inaugurojë një çështje tjetër gjermane, ndoshta akoma më të rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar sesa për Shtetet e Bashkuara.

Me Brexit, Londra nuk do të jetë më e pranishme në brendësi të strukturave evropiane për të balancuar peshën gjeoekonomike dhe më kontinentale të Berlinit. Gjermanisë i bëhet akuza se po kërkon të rindërtojë institucionet dhe politikat e Bashkimit Evropian që t’u shërbejnë industrive dhe bizneseve të veta të prira nga eksporti, me pak skrupuj për ndikimin mbi periferitë jugore dhe lindore të Bashkimit. Pavarësisht nga vlefshmëria e pohimeve të tilla, për shkak të largimit të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermania ndodhet në vendet e komandimit. Nga një këndvështrim britanik, as një Gjermani më e fuqishme, as dominimi i saj në brendësi të Bashkimit Evropian janë domosdoshmërisht burime preokupimi, sidomos nëse detet vazhdojnë të plazmojnë mendimin gjerman, siç kanë bërë qysh nga fundi i viteve ‘40. Megjithatë, si në shekujt e kaluar, një Gjermani tjetër rrezikon të dalë në skenë: “Gjermania e lumenjve”, e përshkruar nga Cliffe si një tokë romantike me pyje të dendura plot mjegull dhe traumash të errëta të së kaluarës (…) paturpësisht kontinentale, që humbet gjak në vendet kufitare.

Në një rast të tillë, qëndrimi i Londrës ndaj Berlinit ka mundësi që do të ashpërsohet. Lehtësisht kjo Gjermani, më pak detare, shumë më kontinentale dhe shumë më hipokrite dhe prepotente, do të kërkojë ta prishë rendin mbizotërues. Ajo që shkakton vërtet mosmarrëveshje në kontinent do të ishte tentativa e Gjermanisë – apo dështimi i saj për ta penguar që ta bëjnë të tjerë – që t’i japë Bashkimit Evropian një rol më të madh në sektorin e mbrojtjes. Për Mbretërinë e Bashkuar, një çështje e tillë kërcënon vërtet që të hapë një të çarë në zemrën e rendit kontinental, në masën që do të sillte një theksim më të madhe mbi komponentin evropian respektivisht asaj atlantike.

Londra i ka paraqitur rezistencë çdo lëvizjeje të prirë që ta pajisë Bashkimin ushtarak më struktura ushtarake komanduese dhe nuk duket komod ndaj tentativave për t’i dhënë një bazë industriale mbrojtjes evropiane. Përveçse se shikon me dyshim manovrat gjermane që synojnë të ankorojnë forca të armatosura të ndryshme të kontinentit pas Bundeswehr.

Njëlloj me Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar i kundërvihet prej kohësh tentativave për ta reduktuar, replikuar apo dyfishuar NATO-n në rolin e saj e ruajtjes së paqes në Evropë. Në rast se Berlini mëton për një integrim më të madh strategjik në nivel të Bashkimit Evropian, pothuajse me siguri Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë që të ushtrojë më shumë influencë në aspektet e sapo përmendura për ta penguar agjendën gjermane. Çdo tentative të Gjermanisë për t’u ngjitur në rangun e pronarit të tokës në Europë do të fillojë pothuajse me siguri që të tërheqë shikimet anglo – amerikane mbi aferat veterokontinentale.

Për ta përfunduar, edhe nëse Bashkimi Evropian do të jetë gjithnjë e më shumë i tërhequr në drejtimin e preferuar nga Gjermania, nuk është shkruar se Londra do të ndeshet me Berlinin për trajektoren e arkitekturës gjeopolitike të kontinentit evropian.

Berlini duhet të vlerësojë nëse ia vlen barra qiranë të krijojë një grup ekskluziv në brendësi të Bashkimit Evropian, sidomos një bërthamë të fortë që të uzurpojë NATO-n dhe të tentojë ta përjashtojë Londrën dhe Uashingtonin nga gjeopolitika evropiane. Duhet të vlerësojë nëse ia vlen ta luajë këtë lojë. 

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK