Zërat
Jahja Lluka
Jahja
Lluka

Të parandalojmë emigrimin ilegal para se të jetë tepër vonë!

Zërat July 06, 2017 - 12:45

Para disa kohësh, përcjellur  informacionet e përditshme nga mediat e ndryshme, kisha shtruar një pyetje e cila prap duhet të shtrohet tani: Pse po ikin rinia jonë sot?

Mora shkas të shkruar raportin e javës që kaloi të publikuar nga Agjencia Gallup, një agjenci e madhe botërore, cila është e njohur për anketat e saja  që matin opinionet botërore mbi çështje të ndryshme. Gallup botoi një raport mbi emigracionin ndërkombëtar, ku ndër të tjera përfshihet edhe dëshira e lartë e qytetarëve të Kosovës për tu larguar nga trojet e veta.

Agjencia Gallup, në raportin botëror mbi emigracionin, botoi të dhëna edhe mbi numrin e shqiptarëve nga Kosova, të cilët janë shprehur se po të kishin mundësi të largoheshin nga vendi, do të bënin një gjë të tillë. Sipas organizatës Gallup, 34% e popullsisë së Kosovës   dëshiron të largohet nga vendi.

Në krahasim me raportin e vtiti 2010-1012 ka një rritje prej 5% të atyre që duan të largohen nga Kosova. Atëher numri i atyre që dëshironin të emigronin ishte 29%.

Raporti Gallup mbi emigracionin është një pasqyrim i pakënaqsive të mëdha të qytetarëve të Kosovës por edhe njëher një thirrje për ndërgjegjësim dhe marrje urgjente të masave nga klasa politike kosovare për parandalimin e ikjes së qytetarëve të Kosovës.

Përderisa në vendet tjera ku sot zhvillohen luftëra e ka trazira të ndryshme, edhe kuptohet dëshira e njerëzve për të ikur, por në vendin tonë të lirë cilat janë arsyet që kaq shumë qytetarë e lakmojnë perëndimin?

Institucionet kosovare duhet të krijojnë një strategji për parandalimin e emigrimit ilegal të qytetarëve të saj. Është koha e fundit që ti vejmë gishtin kësaj plage dhe ta parandalojmë njëher e mirë kjo plagë e madhe e kombit tonë.

Qeveria e Kosovës, duhet urgjentisht të krijoj një plan dhe një task-forc që do të punonte intesivisht për parandalimin e kësaj dukurie, duke mundësuar investime nga diaspora në Kosovë me qëllim hapjen e vendeve të punës.

Të krijoj mundësi në bashkëpunim me qeveri tjera të vendeve të ndryshme që të rinjë kosovar të shkojnë për punë me kontrata të rregullta pune sezonale dhe pas kthimit të tyre tu mundësohen investime duke i liruar nga takstat dhe lehtësira tjera.

Të krijoj hapësira më të favorshme pune specialistëve të lëmive të ndryshme me qëllim parandalimin e ikjes së tyre nga Kosova.

Nëse qeveria e re e Kosovës nuk merret urgjentisht me këtë dukuri atëher Kosovës në një afat të shkurtër do ti mungojn jo vetëm specialist e profesionist të lëmive por edhe rinia e mrekullueshme e saj.

Ështe koha e fundit, para se të jetë tepër vonë. Qeveria e re duhet të  merr guximin dhe të parandaloj këtë dukuri tepër shqetsuese. (Autori është anëtarë i AAK-së,  Depratamenti i Diasporës)

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK