Zërat
Leonard Komani
Leonard
Komani

Kosova ndryshe? Jo!

Zërat May 17, 2017 - 21:38

Si çdo herë edhe kësaj radhe filluan ndryshimet në partitë politike.

Edhe kësaj radhe filluan lojërat se kush kënd po e fut në rreth të vetin.

Por më e dëmshme është se në fund të gjithë janë të njëjtë në përmbajtje. Mund të thuhet se pas zgjedhjeve të gjithë janë të një brumi. Një përbërje brumi që Kosovën nuk e shpie drejt ardhmërisë së dëshiruar.
Nëse ndalemi pak dhe analizojmë këtë qeverisje që e patëm……..!

Çfarë mund të thuhet për këtë kohë ?! Për nje pasqyrë se ku gjindemi ne si shtetë I ri, nuk kërkohet të jeshë analitë me përmasa botërore, sepse secili nga ne mund të japim mendimin adekuat. Është shumë e lehtë. Në njërën anë kemi pasur një agjend të ngjeshur me ngërçe, takime, protesta, dëmtime, gazra lotsjellës, shpifje, kërcnime ……. ndërsa në anën tjetër çka është më e rëndësishme aspak rritje të ekonomisë, zvoglim të papunësisë, rritje të mirëqenjës sociale, autonomi të gjyqësorit, shëndetësi të mirëfillt, arsimim të niveleve Evropiane … e çka do të thotë kjo ? Se ora e Kosovës për këtë mandat jo vetem që ka ecur me ritëm të kërmillit por ka stopuar në krahasim me vendet e rajonit. Kush është përgjegjes për këtë situatë që shumica e popullsisë është në gjendje të palakmueshme ?

Unë nuk fajësoj vetëm koalicionin qeverisës por gjithë skenën politike. Mendoj që në vendet demokratike të gjithë kanë një përgjegjësi. Një qeveri e fortë varet nga një opozitë e fuqishme. Qeveria është përgjegjëse për një shtet demokratikë, për zhvillim… e opozita e mbikqyrë. Dhanë maximumin kjo qeveri dhe opozitë për një shtet në ngritje gjatë këtij mandati ? Jo. Lirisht mund të themi se ky mandat ishte një dështim totalë për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Lind pyetja : Çka do të mdodhë apo çka presim pas këtyre ndryshimeve politike ? Pas gjitha këtyre tregtive me postet politike ? Jamë mëse i sigurtë se kjo llojë politike do të vazhdoj prap pa kurrfarë ndryshimesh.
Është normale që një person për tu inkuadruar në politikë duhet të pajtohet me programin e një partie. Por si të sillemi me ata që gjatë karrierës së tyre politike ndryshon kahje dhe parti sa herë që zgjedhjet janë pragë ? Si tu besojmë atyre ?

Sot i djathtë, nesër i majtë e pasneser … varet. Ne si votues , si duhet ti kuptojmë këto aterime apo aktivizime politike për një person kur e kemi të qartë se ai person ishte kritikues I ashpër e në fund përfundon në listën e votimeve ? Si mund të pranohet në parti ( në rreth të ngushtë ) një person që I takonte partis rivale ? Mund ti spjegoni edhe shumë fenomene të këti lloji ? Pse ndodhin këto, ndoshta vetem tek ne. Apo ndoshta përgjegja mumd të jetë aq e rënd dhe e komlikuar sa që për ne është e pakuptueshme. Shpresoj që e kamë pergjegjen e duhur. Këto ndodhin vetem për një shkak. Të mbledhen vota sa më shumë pa marrë parasysh nga kush dhe si, vetëm e vetëm që të arrihet qëllimi i marrjes së pushtetit. Qëllimi është ky ?! Nuk ka tjeter zgjidhje. Kjo duhet të jetë e vetmja mundësi.

Tani do të kemi pothuajse çdo ditë biseda dhe debate në lidhje me koalicionet politike. Mendoni se qëllimi i këtyre bisedave është të gjejnë një gjuhë të përbashkët për qeverisje e mirë të Kosovës, se si të luftohet korrupsioni, për një zhvillim ekonomik… ka mumdësi ? Vetëm nëse populli e dëshironë..Nëse keni nevojë për ndryshim atëherë ne jemi ata që mund ta ndyshojmë këtë situatë. Jo me dhunë, protesta e gazra. E vetmja mënyrë demokratike për ndryshimë është vota. Pse të mos vendosim që kësaj here tëgjithë të dalim në votim që të kemi mumdësi për një ndryshimë. Pa marrë parashysh se cilës parti i takon, pse nuk ndan nje orë kohë për vetveten që nesër të mburresh me zgjedhjen tëndë ? Nuk është e vërtetë që vota juaj nuk luan rol. Ti besojm votës tonë.

Duhet pasur parasysh se deri tani as gjysma e votuesve nuk marrin pjesë në votime, qfarë do të ndodhte sikur të gjithë votuesit mbi moshën 18 vjeçare do të marrin pjesë … do ta kuptonit fuqinë e votës ?! Nuk është vetëm një ” kokërr” . Thuhet se vota është e shenjët. Po . Ajo është pika kryesore e ndryshimit. Luftoni korrupsionin, krimin e organizuar. Luftoni për një Kosovë sa më të mirë. Vetëm me një vote.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK