Ta forcojmė konkurrueshmėrinė e produkteve bujqėsore

0

SHPËRNDARJE

25 April 2017 • 10:00

Kosova disponon me resurse të rëndësishme bujqësore dhe rurale. Pas luftës është treguar një përkushtim për zhvillimin e kapaciteteve rurale në fshatrat e Kosovës. Bujqësia e Kosovës gjatë luftës i kishte të dëmtuara resurset dhe fondet bujqësore. Kjo ishte vështirësi për ripërtëritje të kapaciteteve bujqësore. Dihet se ripërtëritja e këtyre resurseve zgjat edhe përkundër përkrahjes së donatorëve të jashtëm dhe tani mbështetjes institucionale. Disa agjenci të zhvillimit ndërkombëtar (USAID, SDC e të tjerë) kanë pasur në fokus vendosjen e produkteve bujqësore në kuadër të ekonomisë së tregut.

Dëmtimet do të jenë tejet afatgjate. Në të kaluarën kjo degë ekonomike ishte e rëndësishme për ta siguruar mbijetesën e popullatës në raport me kolonizimin dhe shtypjen ekonomike dhe politike të Kosovës. Kështu në periudhën e kolonizimit në këtë sektor ishin të angazhuar edhe punëtorët e sektorëve tjerë.

BE-ja ka krijuar politika ekonomike efikase dhe fonde për subvencionimin e bujqësisë. Në të vërtetë Kosova i ka kufijtë e hapur dhe vjen në shprehje një trysni nga prodhuesit rajonalë dhe ndërkombëtarë. Aktualisht Kosova importon produkte ushqimore rreth 400 milionë euro dhe ky import bën presion në prodhuesit kosovarë (Farat, qumështi, lëngjet dhe artikuj tjerë bujqësorë dhe të industrisë ushqimore).

Askush nuk është në favor të mbylljes tregtare të Kosovës. Por me politika ekonomike dhe me skema te mbështetjes institucionale për prodhues bujqësorë krijojmë kushte për zhvillimin e bujqësisë dhe për përballje me konkurrencë të jashtme. Bujqësia paguan koston më të lartë të hapjes tregtare të Kosovës ndaj të tjerëve.

Kjo është e qartë duke pasur parasysh pabarazinë e prodhuesve kosovarë dhe atyre të jashtëm në tregun e Kosovës. Vlerësohet se bujqësia e Kosovës ka pjesëmarrje rreth 20% në krijimin e BPV-së dhe kontribuon edhe në punësim.

Në shtetet anëtare të BE-së bujqësia kontribuon me 2% në BPV, ndërsa në punësim rreth 4%, pra dyfish në raport me % në BPV. Sa më shumë që Kosova të përafrohet me BE-në kemi nevojë që të zhvillojmë bujqësi konkurruese, me rendimente më të larta. Kështu Kosova do të ketë produkte bujqësore që e durojnë konkurrencën e jashtme në tregun e saj dhe me mundësi eksportuese për konsumatorin evropian. Këtij synimi duhet t’i paraprijë reagimi institucional, arsimimi adekuat i fermerëve, ngritja teknologjike, zhvillimi i marketingut, eksperienca ndërkombëtare dhe mbështetja me projekte të agjencive ndërkombëtare. Në të vërtetë opinionit i duhen informata se si kanë gjeneruar ndjeshëm në zhvillimin e kulturave bujqësore projektet e jashtme dhe angazhimi institucional.

Masat kundërvepruese sipas rregullave të OBT-së

Një anëtare e OBT-së mund ta marrë një “mbrojtëse” veprim kundërveprues (d.m.th., kufizojnë importet e një produkti përkohësisht) për ta mbrojtur një industri të veçantë të brendshme , apo në rastin e Kosovës të produkteve bujqësore, nga një rritje në importin e ndonjë produkti, i cili është shkaktuar ose që po kërcënon të shkaktojë plagosje serioze për industrinë – bujqësinë.

Për fat të keq Qeveria e Kosovës mbetet të njoftohet dhe të vendosë për këto masa. Kërkohet që këto masa të bëhen pjesë përbërëse e politikave ekonomike. Në të vërtetë gjatës sezonit të prodhimit të trangujve, pemëve, perimeve, rrushit a produkteve tjera bujqësore, të cilat e kuptojnë konkurrencën nga jashtë, që të aplikohen këto masa duke e kufizuar me njësi monetare importin vërshues bujqësor në Kosovë.. Pas kësaj mbrojtje sezonale duhet të rikthehet presioni i konkurrencës.

Kështu produktet kosovare të bujqësisë do të kenë prezencë në tregun e brendshëm dhe do ta ruajnë punësimin në këtë sektor. Masat mbrojtëse ishin gjithmonë në dispozicion nën GATT (neni XIX). Megjithatë, ato janë përdorur rrallë dhe disa qeveri kanë preferuar për t’i mbrojtur industritë e tyre. Kjo ka ndodhur në rastin e prodhimit të makinave, çelikut dhe gjysmëpërçuesve.

Shtrohet çështja sesi duhet të sillemi me politika ekonomike. Ka përvoja të mira që nëpërmjet mbrojtjes sezonale (Safeguards) të promovohen prodhuesit e vendit. Në të vërtetë duhet që në muajt sezonalë kur prodhuesit vendorë dalin në treg të bëhet ngarkimi monetar për importe të veçanta dhe më pas këto masa kundërvepruese të tërhiqen. Kjo ngase edhe shtet fqinje që eksportojnë mallra të tilla në Kosove përdorin subvencione dhe mbështetje institucionale.

Vërtet kjo krijon pabarazi në tregun e produkteve bujqësore në Kosovë. Tani kemi obligime nga MSA-ja që ta forcojmë konkurrueshmërinë e produkteve bujqësore. Kjo mund të bëhen me rritjen e rendimenteve dhe efikasitetit bujqësor por edhe me vazhdimin e përkrahjes institucionale. Nëse luftohet evazioni fiskal në përgjithësi edhe bujqësia mund të kontribuojë me ngarkesa fiskale.  Kosova ka mundësi që në disa sektorë bujqësorë ta forcojë pjesëmarrjen në tregun e brendshëm.

Kemi nevojë që nëpërmjet cilësisë dhe standardeve t’u bëjmë konkurrencë disa rivalëve në tregun e brendshëm të Kosovës. Qasja aktive është me rëndësi duke pasur parasysh se një përqindje e popullatës jeton dhe punon në këtë sektor të ekonomisë. Me rritjen e efikasitetit bujqësor mund të pritet rritja e punësimit dhe efekteve fiskale. Në rrugën e saj për zhvillim konkurrues duhet të tejkalohen problemet e parcelave të vogla nëpërmjet koncentrimit të tyre me organizimin e shoqatave të bujqve.

(Autori është zyrtarë i lartë në Institutin “Riinvest”)