Zërat
Dimal Basha
Dimal
Basha

Zgjedhjet e parakoshme, rrokada që do ta vë opozitën në siklet!

Zërat April 23, 2017 - 18:27

Opozita e ka gjet demarkacionin si kauzë populist me refuzu liberalizimin e vizave, ku përmes t'njëjtës kauzë synon me perfitu në zgjedhje të parakohshme duke akuzu partitë në pushtet për izolimin.

Pozita tash po duket do me ba një rrokadë që mos me lanë opozitën me shfrytëzu këtë kartë.

Pozita ka me kerku prej BE-së me ju dhanë liberalizimin menjëherë, diçka që ministri i Jashtëm gjerman duket se po e përkrah, dhe me kusht që me ratifiku Demarkacionin ma vonë, ku partitë në pushtet arsyetohen se ju duhet ma shumë kohë me i mobilizu deputetët dhe opinionin publik.

Rezultatet janë dy.

E para, liberalizohen vizat dhe pastaj si ta provojnë qytetarët këtë tortë, shtohet presioni mbi deputetët aktual për me votu pro.

Nëse nuk i kanë numrat, pozita thërret zgjedhje të parakohshme, dhe i merr meritat për liberalizim, dhe njëkohësisht kërkon që të mos votohet opozita duke thënë se, këta do të ju izolojnë prapë duke mos ratifikuar Demarkacionin.

Opozita ka mu vu në siklet, sepse BE-ja kërcenon prapë me izolim dhe qytetarët nuk besoj se lypin me kthy orën mrapa, dhe krejt kjo çon ujë n'mulli të partive që janë pro ratifikimit të Demarkacionit.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK