Zërat
Feim Hoxha
Feim
Hoxha

Nëna simbol i dhembshërisë!

Zërat March 07, 2017 - 17:04

Fjala “Nënë” gjithmonë tingëllon bukur.Ajo reflekton dashuri tek të gjithë njerzit që e kujtojnë atë. Është edukatore e njerzimit,që edukon breza të tërë ,duke sakrifikuar çdo gjë në mënyrë që te ketë një jetë sa më të sigurtë për të gjithë.

Nëna është krijesa e parë më të cilën njihemi,ajo na del para syve tanë ,duke qenë të vetmuar dhe pa njohur askënd tjetër pos saj.Ajo na barti nëntë muaj pa na njohur fare dhe pa ditur se kush do jemi ne jetën e saj të ardhshme.

Është dhembshëria ajo që shtyn nënën të qëndrojë me netë të  tëra  pa gjumë  në edukimin dhe përkujdesjen e femijës së saj , edhe pse nuk është  e obliguar ta bëjë një gjë të tillë.

Njerëzimi i tërë sot më shumë se kurrë ,ka nevojë për një “nënë”që do të rris breza të shëndoshë dhe të dashur për të gjithë.

Prandaj çdo shoqëri është munduar që nënës ti jap vendin e saj të merituar,duke e konsideruar si gjysmën e saj,sepse është ajo që ka bërë atë që s’mund ta bëjë dikush tjetër. Një nënë e cila do të rrespektohej nga të gjithë dhe do të kishte vlerën e saj të merituar.

Në anen tjeter islami e ka ngritur lartë vlerën e  prindërve e në veçanti të nënës duke “vendosur xhennetin nën këmbët e nënave”.Andaj rrespekti  ndaj nënës konsiderohët bindje ndaj Zotit,ndërsa mosrrespekti i saj mosbindje ndajZotit.

Sa bukur e shpjegonte vlerën e nënës profeti Muhamed  paqja qoftë mbi të ,kur e pyetën atë për prinderit. Erdhi një njeri tek  Profeti paqja qoftë mbi të dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, kush e meriton më së shumti shoqërimin (shërbimin)? Tha: Nëna yte. Pastaj kush? Tha: Nëna yte. Pastaj kush? Tha: Nëna yte. Pastaj kush? Tha Profeti paqja qoftë mbi të: Babai yt.

Nëna është krijesë  e shtrejtë,vlerën e saj  mund ta kuptosh vetëm atëherë kur e humb atë.Ajo duhët të jetojë në zemrat tona , çdo ditë dhe moment të jetes sonë.

Sot është koha që femra të merr persipër vlerat e saj në zbulimin e misioni të saj në shoqeri që të kemi të ardhme të sigurt të rinisë sonë.Këtë mund ta bëjë vetem një femer e cila ka kuptuar rolin e saj në shoqërinë që jeton.

Një popull që i jep rëndësi edukimit dhe shkollimit të një mashkulli ka edukuar vetëm një njeri,por nëse ka edukuar dhe vleresuar një femër ka edukuar gjithë shoqërinë.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK