Zërat
Gazmend Aga
Gazmend
Aga

Dhuna në familje, nënkryetari Aga: “Më i mirë prej jush është ai që sillet mirë me bashkëshorten e tij” (Video)

Zërat December 09, 2016 - 19:29

Ngjarjet e fundit të krimit në familje kanë tërhequr vemendjen e të gjithëve.

Këtë të premte, gjatë ligjëratës së zakonshme në xhaminë qëndrore, Et’hem Beu, nënkryetari i KMSH-së, z, Gazmend Aga foli mbi këtë problematikë duke sjell në vëmendje problemin e keqtrajtimit të femrës në shoqëri.

Duke parë statistikat alarmante të cilat shqetësojnë çdo qytetar, aq më tepër një besimtarë, z. Aga ka ngritur shqetësimin e tij mbi këtë fenomen.

Ai si zgjidhje të këtij problemi ka tërhequr vëmendjen e besimtarëve duke sjell si shembull sjelljen e profetit Muhamed ndaj bashkëshortëve dhe femrave në përgjithësi.

Gjatë ligjëratës ai theksoi detyrat kryesore të bashkëshortëve ndaj njëri tjetrit në mënyrë që shoqëria mos të vuajë nga këto problematike shqetësuese:“Një nga problemet kryesore të cilat ka shoqëria anembanë botës dhe fatkeqësisht edhe shoqëria shqiptare është keqtrajtimi i femrës në shoqëri. Shoqëria jonë shqiptare fatkeqësisht është një shoqëri patriarkale ku mashkulli zë vendin kryesor në trajtimin dhe vlerësimin e njeriut pavarësisht pozicionit dhe aftësisë. Por ne jemi pjesëtar të fesë së balancës, fesë e cila nuk e vlerëson njeriun sipas rracës, veshjes apo përkatësisë”- ka vijuar me tej Aga.

Nënkryetari i KMSH-së, Gazmend Aga tha se profeti Muhamed ka thënë se “më i mirë prej jush është ai që sillet mirë me bashkëshorten e tij”.

 

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK