Zërat
Leonard Komani
Leonard
Komani

10 deputetë për diasporën!

Zërat October 20, 2016 - 12:15

Si pjesa më vitale, më financuese e Kosovës diaspora kosovare do të duhej të përfaqësohet më mirë brenda politikës kosovare. Me tepër se kurr tani është e nevojshme.

 Mund ta quajmë «nënë», «baba», «pjellë e Serbisë» (çfarëfyerje!), pilot-projekt, apo si te duam. Por lidhja, dashuria dhe ndihma për Kosovën, nga ne mërgimtarët, është e pazëvendësueshme - dhe atë qe sa ekziston emigracioni.

Duke filluar nga vitet e 70-ta e deri sot kontributi vazhdon, rrjedh dhe nuk ka të ndalur. Lufta e fundit pa mërgimtarët nuk do të ishte e mundshme –kështu thonë njohësit e rrethanave. Ndoshta ajo lufta as që do të ishte e mundur. Ndihma vazhdon edhe pse ato ndihma siç del u keq menaxhuan e u keqpërdoren, kështu është ngase çdo shqiptar jashtë e dinë se shtetformimi nuk ka nisë madje as si duhet dhe se çdo asistencë për atdheun e tyre është jetike.

* Pas përfundimit të luftës, shumica nga ne këtu u angazhuam ne përkrahje te një apo tjetër partie, por ky angazhim ishte ndoshta me tepër vetëm financiar, këshillat idetë nuk merreshin parasysh(ju nuk dini, ne kemi nevojë per pare ishte shprehja e “bosave”).... Por ne si «baushtellca» nuk e kuptuam me kohë këtë lojë. Tash kur e kuptuam mos ndryshuam? JO. Ndihma dhe lidhja jonë me atje nuk vjen nga mosdija por nga vendosmëria ta shohim përgjegjësinë tonë ndaj vendit, të barabartë me ata që jetojnë në Kosovë.

Megjithatë jo njëherë parashtrohet matej dilema: * Tash si të sillemi ne? Si tutje? Deri kur? Unë mendojë qe ka ardhur koha qe ne të mendojmë me ndryshe e jo gjithmonë të funksionojmë si argatë te klaneve te ndryshme, të cilat tash e sa vite kontrollojnë ne një mënyre apo tjetër tere kapacitetin ekonomikopolitikë te Kosovës. (Mirpo edhe më e keqja apo mashtruesja është kur krerët e partive sidomos atyre opozitare vijnë dhe organizojnë mbledhje informative per situaten dhe rrethanat ne Kosovë.

Teknologjia ka perparuar te nderuar sa ju edhe ne jemi te informuar. ((kurseni ato te holla)) Por ne fund apo qellimi i “vizites” eshte mbajtja peng e elektoratitmërgates, perkrahje morale, financuese etj dhe azgjë konkrete).Nuk mund ti kuptoj apo deshifrojë vizitat e panumërta te zotri Hajradinit, zotri Kurtit, zotri Ymerit e shume e shume zotrive te tjere. Deri kur kjo shperlarje e trurit? Duhet hapur dyert qe edhe ne të jemi pjesë e juaja por jo vetëm pjesë sezonale remintuese. Pse e themi këtë? -Statistika apo analiza të sakta nuk ekzistojnë por është e vërtet se remintencat investimet tona nga diaspora mund ti krahasojmë me buxhetin e Kosovës.

- Gjate regjistrimit te fundit te popullsisë qe nuk është 100% e sakte, Kosova numëron rreth 1.8 milion. Për mërgimtare nuk ka statistika te sakta por duhet te sillet rreth 400.000 (Zvicër,Gjermani, Austri...), kjo i bien qe mbi 20% e popullsisë gjendet jashtë Kosove. - Çfarë të drejtash kemi ne si qytetarë të Kosovës? Te shfrytëzohemi deri ne maksimum? Te përqeshemi nga vendasit? Te manipulohet vota jonë? Te pritet nga ne vetëm ndihmë financiare dhe për asgjë tjetër të mos kemi te drejta? Jemi një pjesë e një shteti që lirisht mund ta konsiderojmë Absurdistan? Atje ku politika e shtetit mund të jetë motiv vetëm për "pikturat" e Picasos dhe asgjë tjetër? - Nuk mendojmë se duhet kthyer shpinën Kosovës, qe te jemi sa me afër asimilimit aty ku jetojmë por te kundërtën. -Ne, mërgata duhet bashkuar. Duhet harruar një here e përgjithmonë klanet (partitë) që ndoshta ne jemi shpëtimi i Kosovës si e bëmë gjate luftës.

Duhet menduar për vete se mos ndoshta pas pak kohe historia do te na harron. -Përderisa jemi gjithë ky numër, dhe askush nuk «merret» me ne kemi te drejtën morale ndoshta edhe ligjore qe ne të përfaqësohemi ne Kuvendin e Kosovës (kemi shembuj ne mjaftë shtete),sipas përqindjes me se paku 10 deputet. Nuk është vetëm përfaqësimi, por siç i shohim rrjedhat e fundit ku askush askujt nuk i jep llogari, askush nuk ka përgjegjësi, mendoj qe do te ishte një zgjidhje e duhur dhe mëse e nevojshme për Kosovën qe krahas ndihmës financiare të lejonte edhe korrigjimet profesionale që mund t’i jepte diaspora, ngase edhe i ka resurset. Pjesëmarrja direkte e diasporës në politikë, me përfaqësues e jo me parti do t’i bënte mirë si Kosovës ashtu edhe migracionit, që ky i fundit të mos distancohet edhe më thellë.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK