Zërat
Uk Lushi
Uk
Lushi

Thirrje publike Kadri Veselit

Zërat August 12, 2016 - 19:02

I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, që të inicojë formimin e një Ekipi të Unitetit për Demarkacion lidhur me çështjen e përcaktimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Në Ekip duhet të jenë përfaqësuesit e partive parlamentare, dy përfaqësuesë të Akademisë, dy përfaqësuesë të shoqërisë civile, dy përfaqësuesë të regjionit të Rugovës dhe dy përfaqësuesë të pronarëve të tokave nga komunat e Dukagjinit. Ky Ekip i Unitetit duhet të formoj dy Komisione:

1) Komisioni Profesional i Rishikimit, i përbërë nga gjeodetë, gjeografë dhe profesionistë tjerë të nevojshëm që do të analizojë procesit dhe metoda e përdoruara nga Komisioni Shtetëror duke konfirmuar hapat e duhur dhe përmirësuar gabimet e bëra

dhe

2) Komisioni i Juristëve, i përbërë nga ekspertë të drejtës ndërkombëtare dhe avoketër

Ekipit të Unitetit për Demarkacion dhe Komisioneve duhet t'u jepet kohë deri me 31 dhjetor 2016 të gjejnë zgjidhje.

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi është politizuar në maksimum tashmë dhe pa konsensus politko-shoqëror nuk ka mundësi të gjenden zgjidhje profesionale dhe jopolarizuese. Aleatëve tonë që mund të vendosin shtetin nën presion duhet treguar se më mirë është të pritet edhe pak dhe gjendet një zgjidhje e duhur se sa të lëndohet stabiliteti dhe më vonë të kemi probleme fqinjësore të vazhdueshme Kosovë- Mal i Zi.

Përvojat e këtij bashkëpunimi konsensual mund dhe duhet të shfrytëzohen kur të bëhet konfirmimi i kufirit me Serbinë. 

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK