Aziz Salihu në spital, vuan nga këto sëmundje
Aziz Salihu është duke luftuar me betejën më të rëndësishme të jetës. Legjenda e boksit shqiptar po qëndron në spital qe disa ditë, pasi ka probleme shëndetësore, raporton Zëri.
Vajza e tij, Lidija Mirosaljeviq, e cila jeton në Jagodinë të Serbisë, e viziton kohë pas kohe babanë e saj. Ajo shprehet e brengosur me gjendjen shëndetësore të “Zizit”.
“Babai im është i shtruar në spitalin e Prishtinës dhe ka probleme me sheqer, pankreas, brunhit dhe i ka dalë ujë në mushkëri. Ai po qëndron në spital qe më shumë se 10 ditë. Në fillim kishte gjendje vërtetë të keqe. Për fat të mirë, tash është stabilizuar”, ka thonë e bija e Azizit për të përditshmen serbe Blic, përcjell Zëri.
Ajo shpreson që boksieri më i madh i të gjithë kohëve në shqiptari, të shërohet sa më shpejt dhe të dalë nga spitali, për t’iu kthyer normalitetit.
“Zizi” s’pranon pension nga Serbia
Aziz Salihu nuk pranon të marrë pension nga Serbia. Këtë e ka konfirmuar edhe vajza e legjendës së boksit shqiptar, Lidija Mirosavljeviç.
Sipas saj, për arsye politike, “Zizi” ka refuzuar vazhdimisht të marrë para nga shteti serb, edhe pse në atë kohë e kishte përfaqësuar ish-Jugosllavinë, kur e kishte fituar medaljen e bronztë në Olimpiadën e Los Angelesit.
“Në Serbi nuk ka shkuar së paku qe dy dekada, përpos kur ka qenë i ftuar nderi në turnetë në Bujanoc dhe Kurshimli. Serbia i kishte ofruar shumë herë pension kombëtar, por e ka refuzuar atë për arsye politike, sepse ka frikë rreth reagimeve në Kosovë. Sidoqoftë, ai e merr pensionin e Maqedonisë, pasi është shtetas i saj”, deklaroi e bija e Salihut për mediat serbe. Ajo ka shtuar se “Zizin” e duan të gjithë, në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni. /Zëri/