Feronikeli kampion i Superligës së Kosovës në futboll

Sport May 08, 2016 - 17:01

Skuadra nga Drenasi Feronikeli është kampion i edicionit 2015/16 në Raiffeisen Superligë. Skuadra nga Drenasi e fitoi edhe matematikisht titullin pas fitores 1:0 ndaj Gjilanit, pasi që në anën tjetër Hajvalia është mundur 3:2 nga Besa në Pejë.

Në ndeshjet tjera, Prishtina fitoi 3:2 te Vushtrria, Trepça ’89 shkatërroi Lirinë 6:0 ndërsa Llapi mundi Drenicën 3:1.

Ky është titulli i dytë në histori të Feronikelit, pas atij të fituar vitin e kaluar.