Interi e kërkon futbollistin shqiptar

Sport January 27, 2016 - 14:07

Interi mund ta largojë një shqiptar, por mund të bëhet shumë shpejt me një tjetër. Nerazzurri pritet ta huazojnë shumë shpejt Rey Manajn në Frosinone, ndërkohë që mund ta marrin Fabio Sakajn, shkruajnë mediat italiane, përcjell Zëri.

Sipas “La Gazzetta di Modena”, Interi e do futbollistin e Modenas, i cili mund të përfundojë tek klubi nga Milano, e Modena me këtë rast do ta merrte në këmbim futbollistin Gaston Camara.

Futbollisti i krahut, i lindur në vitin 1998, u ka rënë në sy drejtuesve të Interit, të cilët, vetëm për ta bërë lojtarin të vetin, janë të gatshëm të paguajnë para dhe ta japin në Modena 19 vjeçarin nga Guinea, Camara, raporton Zëri.

Për Sakajn, i cili së fundmi ishte ftuar në Kombëtaren shqiptare, interesim ka shfaqur edhe Juventusi, por nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim. /Zëri/