Ballkani, Llapi, Drita dhe Prishtina regjistrojnë fitore
Foto: Laura Hasani

Ballkani, Llapi, Drita dhe Prishtina regjistrojnë fitore

Sport May 05, 2024 - 17:00

Kanë përfunduar pesë përballjet e Albi Mall Superligë, të vlefshme për xhiron e 32-të.

Kampioni në fuqi, Ballkani ka arritur të fitojë me rezultat komod 3-0 ndaj Dukagjinit.

Lindon Emërllahu (7’) dhe Edvin Kuç (24’) dhe Nazmi Gripshi nga penalltia (90+6’) ishin dy golashënuesit për skuadrën e Ilir Dajës.

Me këtë fitore, Ballkani vazhdon në krye të tabelës me 66 pikë, kurse Dukagjini i gjashti me 39 sosh.

Fitore ka shënuar edhe Llapi ndaj Feronikelit ‘74 me rezultat 3-2.

Golat për Llapin i shënuan Muhamet Hyseni (22’, 50’) dhe Ahmed Januzi (32’), kurse për “Niklin” realizuan Ruben Tarasco (14’) dhe Jakup Berisha (44’).

Llapi e sheh vetën në vendin e dytë me 64 pikë kurse Feronikeli ‘74 mbetet i teti me 34 gjithsej.

Edhe Drita ka arritur të triumfoi ndaj Fushë Kosovës me rezultat bindës 3-1

Për Dritën shënuan Blend Baftiu (6’, 53’) dhe Besnik Krasniqi (77’), kurse golin e Fushë Kosovës e realizoi Dorent Hajdari (74’).

Pas kësaj fitore, Drita është e treta me 62 pikë ndërsa Fushë Kosova e parafundit me 20 pikë ku tashmë është larguar edhe nga Superliga.

Pa gola ka përfunduar ndeshja Malisheva - Gjilani, në anën tjetër Prishtina ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Lirisë, e cila tashmë është përshëndetur nga Superliga. /Zëri