Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit, skybar është pjesa më luksoze e “Santiago Bernabeut” të ri

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit, skybar është pjesa më luksoze e “Santiago Bernabeut” të ri

Sport May 02, 2024 - 21:55

Real Madridi është në fazën përfundimtare të rinovimit të stadiumit të tyre të ri “Santiago Bernabeu”, pjesa më luksoze e të cilit do të jetë bar në katin e fundit të kësaj ndërtese fenomenale.

Stadiumi i ri i Real Madridit ka magjepsur të gjithë dashamirët e klubit më të rëndësishëm në botë dhe pjesa më luksoze e tij do të jetë skybar.

Nga aty, vizitorët kanë një pamje unike, dekorim të sofistikuar dhe gastronomi të shkëlqyer. Ata kanë një pamje të fushës, si dhe të “Paseo de la Castellana” dhe qendrës së Madridit.

Ai konsiderohet xhevahiri i vërtetë i stadiumit të ri “Santiago Bernabeu”. Ajo mbulon rreth 700 metra katrorë me dy tarraca nga 250 metra secila.

Image

Do të jetë një nga vendet më luksoze në botë ku futbolli, gastronomia dhe argëtimi do të alternojnë bashkë.

“Një vend unik dhe i papërsëritshëm në harmoni me Santiago Bernabeu”, kanë deklaruar ndër të tjera nga kompania që është marrë me rregullimin estetik të lokalit.

Përveç skybar-it, ekziston edhe një zonë VIP e adaptueshme dhe një restorant unik si dhe një klub nate me hapësira mbresëlënëse për eventet e vona të mbrëmjes. /Telegrafi

Image