Ish-lojtari i Arsenalit: S’jam tifoz i madh i Havetzit, ai s’është aq i fortë

Ish-lojtari i Arsenalit: S’jam tifoz i madh i Havetzit, ai s’është aq i fortë

Sport April 30, 2024 - 16:47

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor thotë se ai “nuk është një tifoz i madh” i Kai Havertzit, për të cilin ai beson se “nuk është aq i fortë”.

Havertzi ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë ndeshjeve të fundit të Arsenalit, veçanërisht duke shënuar në fitoren e Derbit të Londrës së Veriut kundër Tottenham Hotspurit dhe gjithashtu duke shënuar një dygolësh kundër Chelseat gjatë humbjes 5-0. 

Pavarësisht kontributit të tij, Adebayori beson se forca dhe efektiviteti i përgjithshëm i Havertzit në udhëheqjen e linjës për një klub si Arsenali janë të diskutueshme.

Në një intervistë për “Premierligë Productions”, Adebayori u shpreh: “Ai është përshtatur mirë, por unë nuk jam një tifoz i madh i lojtarit. Ai nuk është aq i fortë dhe kur ju luani në front për një ekip si Arsenali. Para së gjithash, duhet të jesh i fortë dhe duhet të jesh i zgjuar. Ai është një lojtar shumë i mirë me këmbë. Futbolli është një lojë, sa herë që shënon, ti je heroi dhe kur nuk shënon, atëherë je i keqi. Nëse ai nuk shënon dhe Arsenali përfundon duke humbur, atëherë tifozët nuk do të jenë të lumtur për këtë. Por nëse ai arrin të shënojë një gol dhe të marrë një fitore për ekipin e tij, siç po bën në fund të sezonit për ekipin e tij, atëherë ai do të jetë heroi”. /Zëri