McCoist: Salahu duhet të largohet nga Liverpooli, pas përplasjes së ashpër me Kloppin

McCoist: Salahu duhet të largohet nga Liverpooli, pas përplasjes së ashpër me Kloppin

Sport April 27, 2024 - 18:55

Ish-ylli i Rangersit, Ally McCoist mendon se Mohamed Salah duhet të largohej nga Liverpooli pas grindjes së ashpër me Jurgen Klopp në ndeshjen ndaj West Hamit.

Kloppi vendosi ta inkuadroi yllin egjiptian në 10 minutat e fundit të lojës së tyre kundër West Hamit të shtunën, e cila përfundoi në barazim 2-2. 

Pak para se të hynte në fushë, Salah u pa duke pasur një përplasje të ashpër verbale me trajnerin përpara se të ndërhynte bashkëlojtari Darwin Nunez.

Përplasja në kamera mes Kloppit dhe Salahut nuk shkoi mirë me tifozët dhe ekspertët, përfshirë ish-lojtarin dhe trajnerin e Rangers, Ally McCoist, i cili pretendoi se Reds duhet të konsiderojnë shitjen e sulmuesit të tyre yll përpara sezonit 2024/25.

Duke folur për “TNT Sports”, McCoist tha, “Ju e shihni Salah duke u kthyer për të kafshuar një tjetër dhe një nga shokët e tij të skuadrës duket sikur duhet të ndërhyjë - këto gjëra duhet të jenë pas dyerve të mbyllura. Po, unë mendoj se Salah do të largohet. Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë që kemi parë në këtë ligë, asgjë më pak se fantastike për Liverpoolin, por forma e tij ka rënë dhe mua më duket se ai mund të lëvizë - i përshtatet Salahut dhe Liverpooli të riinvestojë paratë që marrin për të”. /Zëri