Emery zgjat kontratën me Aston Villan për t’i dhënë fund lidhjeve me Bayernin

Emery zgjat kontratën me Aston Villan për t’i dhënë fund lidhjeve me Bayernin

Sport April 23, 2024 - 17:06

Unai Emery thuhet se ka zgjatur kontratën e tij me Aston Villan për t’i dhënë fund lidhjeve me Bayern Munichun, pasi pronarët e klubit e shohin atë si Sir Alex Fergusonin e tyre.

Emery, i cili mbërriti nga Villarreali në tetor 2022, ka bërë një ndikim të konsiderueshëm, duke e drejtuar Villan drejt kualifikimit të mundshëm të Ligës së Kampionëve dhe duke i udhëhequr ata në gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës së Evropës. 

Si rezultat, spanjolli ka parë një rritje në aksionet e tij me gjigantët gjermanë Bayern Munichun që gjithashtu konkurrojnë për nënshkrimin e tij pasi humbi Julian Nagelsmannin.

Megjithatë, Emery u ka dhënë fund spekulimeve duke riafirmuar angazhimin e tij ndaj Aston Villas deri në vitin 2027, sipas “The Athletic”, përcjell “Zëri”. 

Pronarët ambicioz të klubit, Nassef Sawiris dhe Wes Edens, janë “të sigurt” se spanjolli mund të jetë versioni i vetë Villas i ish-trajnerit legjendar të Manchester Unitedit, Sir Alex Fergusoni, i cili kaloi mbi dy dekada në Old Trafford. /Zëri