Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Sport April 23, 2024 - 16:19

Real Madridi ka njoftuar tashmë çmimin e biletave për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. 

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Los Blancos dhe Bavarezëve do të zhvillohet në Allianz Arena më 30 prill, ndërsa ajo kthyese në Santiago Bernabeu më 8 maj.

Image

Për ndeshjen e dytë në Spanjë, Real Madridi ka hedhur në shitje biletat dhe tashmë janë mësuar çmimet e tyre.

Biletat për publikun e gjerë variojnë nga 88 euro për më të lirat, në amfiteatrin e katërt të tribunës veriore dhe jugore, deri në 445 euro në tribunat e anës lindore dhe perëndimore.

Tifozët do të mund të blejnë biletën e tyre përmes faqes së internetit të klubit duke filluar nga 30 prilli i këtij muaji.

Më parë, më 25 prill, Real Madridi hap afatin e fundit për abonentët e interesuar për të blerë vendin e tyre për ndeshjen kundër Bayernit. /Telegrafi

Këto janë çmimet e biletave:

Image
Image
Image
Image