Real Madridi fiton me përmbysje ndaj Barcelonës, vendos goli i Bellinghamit
Real Madridi ka arritur të fitojë ndaj Barcelonës, në “El Clasicon” e fundit për këtë sezon.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-2, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Fillimisht në epërsi kaloi Barcelona përmes Christensenit në minutën e gjashtë, teksa madrilenët barazuan përmes Viniciusit nga penalltia (18’).
Gjatë pjesës së dytë, ishte Barcelona që riktheu epërsinë, ku Fermin Lopez arriti të shënojë në minutën e 69-të.
Mirëpo, Los Blancos sërish arritën ta barazojnë rezultatin vetëm katër minuta më vonë falë Vazquezit (73’).
Real Madridi nuk u dorëzua dhe në fund arriti të përmbys gjithçka, ku Jude Bellingham shënoi për 3-2 në minutat shtesë (90+1’).
Deri në fund nuk pati më gola dhe “El Clasico” përfundoi me rezultat 3-2.
Me këtë fitore, Real Madridi vazhdon në krye të tabelës me 81 pikë, kurse Barcelona është e dyta me 70 sosh. /Zëri