Ten Hag, i gatshëm të largohet nga Man Utd nëse s’merr besim nga pronari i klubit

Ten Hag, i gatshëm të largohet nga Man Utd nëse s’merr besim nga pronari i klubit

Sport April 21, 2024 - 18:12

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag thuhet se është gati të largohet nëse nuk merr votëbesimin e Sir Jim Ratcliffe së shpejti.

Sipas “The Mirror”, Ten Hag është i gatshëm të largohet nga Unitedi pa një votëbesim nga kreu i INEOS, duke përmendur një të ardhme gjithnjë e më të paqartë dhe një fushatë nën nivel sipas standardeve të Unitedit.

Holandezi mendon se ai dhe Ratcliffe janë në të njëjtën faqe. Megjithatë, 71-vjeçari ende nuk e ka mbështetur publikisht Ten Hagut që nga konfirmimi i tij si bashkëpronar kur pronësia e tij prej 27.7% u vërtetua nga Premier League në shkurt.

Ten Hag ka ende një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, por ai është i gatshëm të shkojë pa garanci për një të ardhme afatgjatë me klubin. Nën administratën e mëparshme, Ten Hag kishte kontroll të plotë mbi rekrutimin, por pozicioni i tij i ardhshëm mund të kufizohet nga CEO Omar Berrada, drejtori teknik Jason Wilcox dhe hyrja e parashikuar e Dan Ashworth në skenë nga Newcastle. /Zëri