“Unë jam sulmuar, sharë dhe injoruar

“Unë jam sulmuar, sharë dhe injoruar" - Luis Enrique u dërgon mesazh kritikëve të tij

Sport April 20, 2024 - 18:39

Luis Enrique i është kundërpërgjigjur kritikëve e tij pasi udhëhoqi Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG-ja e Luis Enriques përmbysi një deficit me një gol nga ndeshja e parë për të mposhtur Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 6-4 për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mesjavë. 

Ndërsa gjigantët francezë tani po përgatiten për t’u përballur me rivalët e Lyonit në një ndeshje të Ligue 1 të dielën, trajneri spanjoll i është kundërpërgjigjur kritikëve të tij për sulmin ndaj tij në disa raste në të kaluarën.

Përpara përballjes me Lyonit, Luis Enrique iu drejtua mediave në një konferencë për shtyp para ndeshjes ku tha: “Nuk është se kam lexuar pak (shtypin), është zero. Unë kam qenë trajner për më shumë se 10 vjet, unë jam sulmuar, fyer, injoruar apo kritikuar, nuk është problem, më pëlqen”. /Zëri