Mbyllen ndeshjet, baras në Suharekë, Gjilan e Prizren
Kanë përfunduar tri përballjet e Superligës për xhiron e 30-të.
Derbi Ballkani - Drita është mbyllur baras me rezultat 2-2.
Golat për skuadrën suharekase i shënuan Gentrit Halili (54’) dhe Nazmi Gripshi (90+6’), kurse për atë gjilanase realizuan Blerim Krasniqi (50’) dhe Ensar Huruglica (89’).
Me këtë barazim, Ballkani vazhdon në krye të tabelës me 60 pikë kurse Drita është e dyta me 58 sosh.
Baras është mbyllur edhe ndeshja Gjilani - Feronikeli ‘74.
Ndeshja e zhvilluar në Gjilan përfundoi me rezultat 1-1.
Golin për skuadrën vendase e shënoi Senad Jaroviq (3’), kurse për atë mysafire realizoi Alban Shabani (37’).
Gjilani e sheh vetën në vendin e shtatë me 34 pikë ndërsa Feronikeli ‘74 në një pozitë më poshtë me 31 gjithsej.
Ndërsa ndeshja Liria - Dukagjini përfundoi pa gola. /Zëri