Fodeni shpjegon pse Bellinghami është “dhuratë nga Zoti” për Anglinë

Fodeni shpjegon pse Bellinghami është “dhuratë nga Zoti” për Anglinë

Sport April 19, 2024 - 15:39
Lajmet e fundit nga sporti

Phil Foden ka shpjeguar pse Jude Bellingham është një “dhuratë nga Zoti” dhe se si ai shpreson të korrigjojë gabimet e Kampionatit Evropian në Gjermani këtë verë.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka qenë në formën e jetës së tij këtë sezon. Fodeni ka regjistruar 22 gola dhe dhjetë asistime në të gjitha garat dhe pritet të jetë i dukshëm në planet e Gareth Southgates për “Euro 2024”.

E njëjta gjë mund të thuhet për yllin e Real Madridit, Bellinghamin, i cili gjithashtu ka arritur shifrën e 20 golave në sezonin e tij debutues në “Santiago Bernabeu”.

“Nuk kam parë askënd kaq të pjekur për moshën e tij. Ndjej se ai ka një dhuratë nga Zoti me fizikun e tij. Ne vërtet kemi nevojë për të në maksimumin e tij”, u shpreh Fodeni për Bellinghamin.

Bellinghami do të bëhet 21 vjeç gjatë “Euro 2024”, në të njëjtën moshë që ishte Fodeni kur ndihmoi Anglinë në finalen e asaj ngjarje tre vjet më parë ndaj Italisë. /Zëri