Zidane, afër nënshkrimit me Bayern Munichun

Zidane, afër nënshkrimit me Bayern Munichun

Sport April 19, 2024 - 14:47
Lajmet e fundit nga sporti

Zinedine Zidane thuhet se është gati të bëhet trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut, me një marrëveshje për trajnerin francez, që thuhet se është “praktikisht e përfunduar”.

Fituesi i Kupës së Botës, Zidane, ka qenë pa punë që nga mbyllja e periudhës së dytë si trajner i Real Madridit në vitin 2021. Ai është lidhur me poste të ndryshme në mbarë botën që atëherë – duke përfshirë rolet në Premierligë dhe Ligue 1, ndërkohë që po flitet edhe si një pasardhës i Didier Deschampsit me Kombëtaren e Francës.

Asnjë marrëveshje nuk është bërë, me Zidanen të përgatitur të presë mundësinë e duhur për t’u paraqitur. 51-vjeçari tani duket se është gati për një rikthim në kampionat, me gjigantët e Bundesligës.

Sipas “Mundo Deportivo”, Zidane është “një hap larg” që të bëhet shefi i ri i Bayernit. Thomas Tucheli ka njoftuar tashmë se ai do të largohet në fund të sezonit. /Zëri