Seri perfekte prej 5 fitoresh në 7 muaj, sensacioni Mersim Zeqiri synon t’i fitojë dy tituj internacionalë në fshatin e tij Garanë

Seri perfekte prej 5 fitoresh në 7 muaj, sensacioni Mersim Zeqiri synon t’i fitojë dy tituj internacionalë në fshatin e tij Garanë

Sport April 18, 2024 - 17:01

Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme.

Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë më së shumti krenarë shqiptarët.

E një storje suksesi në vete është edhe Mersim Zeqiri.

Boksieri shqiptar nga Maqedonia e Veriut po i mahnit të gjithë me aftësitë e tij në boks.Ndonëse pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në një tjetër sport luftarak, së fundmi ai është bërë sensacion në boksin profesionist, ku është ende i pamposhtur.

Fillimi i karrierës

Zeqiri tregon se që nga fëmijëria i kishte pëlqyer sportet luftarake dhe se gjithçka kishte nisur duke i shikuar filmat aksion, ku zhvilloheshin sportet luftarake me plot adrenalinë.

“Jam lind dhe jam rrit në fshatin Garanë të Kërçovës. Përpara i kemi pasur kasetat që kanë qenë me Bruce Lee, me Rocky, me Van Dame dhe jemi inspiruar prej tyre. Kemi dashur të bëheshim si ta. Kështu ka lindur dashuria ndaj këtij sporti. Nga mosha 11 vjeçare ia kam nisur aktiv, kam shkuar edhe në klub, kam shkuar në klubin Frenkendorf, është në Baselland, aty kam nisur me kick-boks. Kam pasur luftëra me amatorë, kam qenë në atë pjesën e kick-boksit, që quhet full-kontakt. I kam pasur mbi 80 luftëra në amatorë, kam pasur sukses”, thotë fillimisht boksieri shqiptar në një intervistë me TV Syri në Zvicër.

Kick-boksi dhe largimi prej tij

Beqiri është marrë për një kohë të gjatë me kick-boks, por pak kohë më parë hoqi dorë nga ky sport pasi mbeti i dëshpëruar.

“Puna e kick-boksit ka qenë prej fëmijërisë, prej moshës 5-6 vjeç. Menaxhmentin nuk e kam pas në kick-boks, kam qenë i dëshpëruar, prandaj edhe nuk ka ecur si duhet, nuk ka qenë mirë e menaxhuar”, vazhdoi ai.

“Nuk po më mungon kick-boksi, sportin nuk e kam lënë, veç i kam lënë këmbët, tash po punoj veç me duar. Tjetër gjë është krejt njëjtë”, shton ai duke e bërë krahasimin mes dy disiplinave të këtij sporti luftarak.Kalimi në boks, suksesi falë Avdyl Salihut

Mersim Zeqiri nuk mund ta imagjinonte një fillim aq impresionues në boksin profesionist.

Ai i ka regjistruar pesë fitore në po aq meçe në shtatë muajt e fundit, pra për një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër.

Dhe për këtë, i është falënderues menaxherit, promotorit dhe “match-makerit” të njohur shqiptar, Avdyl Salihu.