Asllani tregon se çfarë nuk shkoi te Shqipëria në ndeshjen ndaj Suedisë

Asllani tregon se çfarë nuk shkoi te Shqipëria në ndeshjen ndaj Suedisë

Sport March 25, 2024 - 22:01
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Shqipërisë u mposht sërish në ndeshjen e dytë miqësore për këtë muaj.

Kuqezinjtë kësaj radhe u mposhtën nga Suedia me rezultat minimal 1-0, pasi në ndeshjen e parë humbi nga Kili me rezultat 3-0.

Pas ndeshjes, mesfushori Kristijan Asllani ka folur për “SuperSport”, ku komentoi ndeshje ku tregoi se çfarë nuk shkoi te Shqipëria në këtë ndeshje.

Çfarë nuk shkoi te Shqipëria në këtë takim?

“Vinim me moral të ulët, pasi humbëm me Kilin, ku bëmë një ndeshje të dobët. Sot besoj se bëmë shumë mirë dhe po punojmë shumë, pasi duam të arrijmë në formën më të mirë në Europian”.

Në planin personal, cili është vlerësimi që i bën vetes në këto dy ndeshje?

“Nuk di të them, pasi gjithmonë kam mundësinë të bëj diçka më tepër. Sot besoj se bëra shumë mirë, por vlerësimet ua lë gazetarëve. Unë dëgjoj opinionet e trajnerit dhe të ekipit, për t’u përmirësuar në të mirë të tyre”.

“Nuk ka problem, pasi mund të përshtatem në të gjithë rolet e mesfushës. Sot isha në qendër, rol që e bëj edhe te Interi dhe kisha pranë Laçin, që bën shumë kilometra. Jam gati të luaj kudo ku skuadra ka nevojë”. /Zëri