Shqipëria mposhtet minimalisht nga Suedia

Shqipëria mposhtet minimalisht nga Suedia

Sport March 25, 2024 - 20:59

Shqipëria është mposhtur sërish në ndeshjen e dytë miqësore për muajin mars.

Kuqezinjtë kësaj radhe u mposhtën nga Suedia me rezultat minimal 1-0, pasi në ndeshjen e parë humbi nga Kili me rezultat 3-0.

Në fakt, Shqipëria arriti të kalojë në epërsi përmes Armando Brojës në minutën e 25-të mirëpo goli u anulua pasi ishte pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Suedia arriti të realizoi për të kaluar në epërsi, ku golashënuesi ishte Nilsson në minutën e 62-të.

Vlen të theksohet se portieri Strakosha kishte paraqitje të mirë, ku pati pritje vendimtare gjatë pjesës së parë.

Kësisoj, Shqipëria i përfundon dy ndeshjet miqësore, teksa në muajin qershor do t'i zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera miqësore, përpara se të fillojë aventurën në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. /Zëri