Kosova përfundon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Hungarisë, Paqarada në dyshim për nesër

Kosova përfundon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Hungarisë, Paqarada në dyshim për nesër

Sport March 25, 2024 - 20:02
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot (e hënë) stërvitjen e fundit para ndeshjes me Hungarinë.

“Puskas Arena”, do të jetë stadiumi ku “Dardanët” do të zhvillojnë ndeshjen e dytë miqësore në kuadër të ndeshjeve të muajit mars.

Siç njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), për shkak të lëndimit në stërvitje ka munguar Leart Paçarada, paraqitja e të cilit mbetet në dyshim për ndeshjen e nesërme.

FFK-ja njofton gjithashtu se “Dardanët” janë të përgatitur e motivuar maksimalisht për këtë përballje dhe se atmosfera në grup është tejet pozitive.

Ndeshja Hungari – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest, në orën 19:00. /Zëri