Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Suedisë dhe Shqipërisë

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Suedisë dhe Shqipërisë

Sport March 25, 2024 - 19:51

Ka përfunduar pjesa e parë ndeshjes miqësore Suedi - Shqipëri. 

Skuadrat kanë shkuar në pushim pa gola pas 45 minutash lojë.

Të dy ekipet patën rastet e tyre mirëpo pa konkretizim të golit. 

Në fakt, Shqipëria gjeti golin përmes Brojës në minutën e 25-të mirëpo u anulua pasi ishte pozitë jashtë loje.

Vlen të theksohet se portieri i kuqezinjëve Strakosha pati paraqitje të mirë në këtë pjesë të lojës ku pati dy pritje vendimtare.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Friends Arena”. /Zëri