Dani Alves lirohet nga burgu

Dani Alves lirohet nga burgu

Sport March 25, 2024 - 18:20
Lajmet e Fundit nga Sporti

Dani Alves është liruar ditën e sotme nga burgu pasi u pagua garancia e tij prej 1 milion eurosh.

Braziliani ishte shpallur fajtor për sulm seksual dhe ishte dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burgim muajin e kaluar.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Alves ka dorëzuar edhe pasaportat e tij spanjolle dhe braziliane, për të mos u konsideruar si rrezik që mund të largohet nga vendi. 40-vjeçari është liruar pasi qëndroi për 14 muaj në burg.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës ishte burgosur për herë të parë në janar 2023.

Tani ai do të presë në liri rishqyrtimin e dënimit për sulm seksual.