Kosova U21 po dëshpëron, pranon edhe golin e tretë

Sport November 17, 2020 - 18:29
Lajmet e fundit nga sporti

Kosova U21 është duke pësuar humbje të thellë nga Turqia U21 me të cilin po ballafaqohet sonte në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan “Zeri.info”.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:0, por me të filluar pjesa e dytë Turqia ka shënuar edhe golin e tretë për ta bërë kështu humbjen e Kosovës edhe më të thellë.

Ka qenë Ozdemir që ka shënuar në minutën e 64-të për rezultatin 3:0.

Të kujtojmë se Kosova nga minuta e 31-të është duke lujatur me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Leonat Vitija pas dy të verdhëve.