Flet menaxheri i Granit Xhakës, konfirmon skuadrën e re

Flet menaxheri i Granit Xhakës, konfirmon skuadrën e re

Sport December 27, 2019 - 11:44
Detajet

Ylli shqiptar me pasaportë zvicerane Granit Xhaka do të largohet përfundimisht nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës do të rikthehet në kampionatin gjerman.

Lajmi është konfirmuar edhe nga menaxheri i lojtarit, Jose Noguera.

“Duhet të jem i sinqertë. Jemi dakorduar me Herthan dhe do të shkojmë në Berlin. Këtë ia kemi konfirmuar edhe shefit të klubit të Arsenalit, Raul Sanllehi dhe drejtorit sportiv, Edu. Arsenali është informuar për të gjithë hapat që kemi marrë. Sa i përket Herthas dhe lojtarit është gjithçka e qartë. Tani i mbetet klubeve të merren vesh”, tha Noguera.

Xhaka do të largohet nga Arsenali pas mosmarrëveshjeve me tifozët prej muajit nëntor kur hodhi shiritin e kapitenit. /Zëri.info