Ylli i Liverpoolit shpërthen në lot në fushë, pasi fishkëllehet nga tifozët e Kombëtares

Sport November 19, 2018 - 13:32
Detajet

Anësori i Liverpoolit, Sadio Mane, ka shpërthyer në lot hidhërimi nga një ndeshjeje me ekipin e tij kombëtar, Senegalin, kundër Guineas.

Mane luajti plot 90 minuta në ndeshjen kualifikuese mes Senegalit dhe Guineas për Kupën e Afrikës. Edhe pse Senegali fitoi 1-0, Mane e la fushën me lot në sy, transmeton Gazeta Express.

Pasi mbaroi ndeshja, Mane ra në tokë dhe shpërtheu në vaj. Bashkëlojtarët e tij e ngushëlluan dhe i ndihmuan ta lërë fushën e lojës.

Në fakt, në fillim u duk sikur ai kishte pësuar ndonjë lëndim. Por, 26-vjeçari nuk ishte i lënduar. Ama, ishte cak i kritikave të turmës, pjesë të së cilës e fishkëllyen për paraqitjen e dobët.

Mane e humbi një rast ideal edhe pse e kishte portën boshe në pjesën e dytë, dhe si pasojë u fishkëllye nga tifozët e vet.

Mane nuk ka qenë në gjendje të jetë frytdhënës për Senegalin siç është për Liverpoolin, gjë që nuk iu pëlqen senegalezëve.