Ronaldo i ka disa fjalë për tifozët e Manchester Unitedit

Sport October 24, 2018 - 10:09
Detajet

Cristiano Ronaldo e ndihmoi Juventusin në fitoren minimale 1:0 ndaj ish-klubit të tij, Manchester United në Ligën e kampionëve, por tifozët e “djajve të kuq” e duartrokitën atë në fund të takimit, transmeton zeri.info

Ylli portugez falënderoi tifozët e Manchester Unitedit për mikpritjen e ngrohtë. “Një fitore e rëndësishme në një ndeshje shumë emocionuese për mua. Ishte një gjë e bukur të luash përsëri në ‘Old Trafford’. Falenderoj të gjithë tifozët për pritjen dhe përkrahjen”, ka shkruar Ronaldo në rrjetin social “Instagram”.

Fitorja e Juventusit në “Old Trafford” ishte e treta në po aq ndeshje për italianët në grupin H të Ligës së Kampionëve./Zëri