Rockets mposht Lakersat

Sport October 21, 2018 - 12:40
Detajet

Houston Rockets ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në NBA, duke e mposhtur LA Lakers në udhëtim me rezultatin 124:115, transmeton zeri.info

Dy çerekët e parë i takuan mysafirëve, të cilët e mbyllën pjesën e parë me një epërsi prej 4 pikësh (66:62).

Vendasit e ngushtuan në vetëm një pikë epërsinë e Rockets në çerekun tretë, por mysafirët ishin shumë më të mirë në çerekun e katërt, duke e mbyllur sfidën me nëntë pikë epërsi.

James Harden me 36 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime, Chris Paul me 28 pikë, 7 kërcime dhe 10 asistime dhe Clint Capela me 19 pikë dhe 12 kërcime ishin më meritorët për këtë fitore Rockets.

Ndërkohë, vendasve nuk iu mjaftuan 24 pikët, 5 kërcime dhe 5 asistimet e Lebron Jamesit.

Rezultatet: Indiana – Brooklyn 132-112, Washington – Toronto 113:117, New York – Boston 101:103, Philadelphia – Orlando 116:115, Chicago – Detroit 116:118, Miami – Charlotte 112:113, Dallas – Minnesota 140:136, Denver – Phoenix 119:91, Portland Trail – San Antonio 121:108, LA. Lakers – Houston 115:124.