Lajm i keq për tifozët e Barcës, Messi mbetet jashtë “El Classicos”

Sport October 20, 2018 - 23:54
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona shënoi fitore të rëndësishme sonte ndaj Sevillas, megjithatë ata humbën yllin e skuadrës Leo Messi.

Argjentinasi pësoi një lëndim në krahun e djathtë, lëndim ky që ia pamundësoi vazhdimin e takimit, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, shpresat e tifozëve të Barcelonës ishin që 10-shi i skuadrës të ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madrid, të cilën katalunasit e zhvillojnë në fundjavën e ardhshme.

Lajme jo të mira vijnë nga stafi mjekësor i Barcelonës. Ata bëjnë të ditur se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka thyer ashtin e dorës së djathtë.

Si pasojë e kësaj, ai do t’i mungojë skuadrës së tij afërsisht tri javë.

Kjo i bie që ai do të humbas ndeshjet e rëndësishme ndaj Inter dhe Real Madrid.