Sport

Kololli vazhdon me formë të lartë dhe gola, shënon edhe ndaj Young Boysit

Kololli vazhdon me formë të lartë dhe gola, shënon edhe ndaj Young Boysit
20 tetor 2018 • 22 : 41

Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli po tregon formë të lartë këtë sezon me skuadrën e Zurichit.

Zurichu ka barazuar me rezultat 3-3 ndaj liderit të kampionatit, Young Boysit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superligën e Zvicrës.

Në këtë ndeshje shenj ka lënë edhe ylli i Kosovës, Kololli, i cili ka shënuar për vendasit.

Goli i Kolollit erdhi në minutën e dhjetë të ndeshjes dhe i dha epërsinë 2-0 ekipit të tij.

Ky gol u shënua nga pika e bardhë dhe ishte vetë lojtari i Kosovës, i cili e nxori atë pas një ndërhyrje në të brenda zonës.

Me këtë gol, Kololli arrin në shifrën e tri golave deri më tani në Superligën e Zvicrës, teksa ka edhe dy asistime.

Skuadra e tij Zurichu renditet në pozitën e tretë me 17 pikë, ndërsa Young Boysi ka 28 pikë në krye të tabelës. 

© zëri.info