Guardiola, i pasigurt për suksesin e Cityt në Champions

Sport October 15, 2018 - 13:23
Detajet

Pep Guardiola e pranon se është i pasigurt nëse Manchester City është i gatshëm për të fituar Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

“Suksesi ynë më i madh si klub në Ligën e Kampionë është gjysmëfinalja, në tëre historinë tonë. Nuk e di nëse ne jemi të ngutshëm, është e vërtetë. Unë nuk e di. Ne nuk kemi shumë histori pas vetes, por mjaft shumë besim”, deklaroi Guardiola.

“Do të ketë kuptim kur Milani do të kthehet të luajë në Evropë dhe ata kanë fituar, nuk e di pesë, gjashtë, shtatë herë. Favoritë e mi janë skuadrat që kanë histori më të madhe se ne, Real Madridi, Barcelona, këto skuadra”, shtoi ish-trajneri i Bayern Munichut dhe Barcelonës./Zëri