Fillon Superliga e basketit, kështu u mbyllën ndeshjet!

Sport September 23, 2018 - 19:09
Detajet

Golden Eagle Ylli e ka fituar ndeshjen dramatike me Bashkimin, e cila u zhvillua sonte në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren, shkruan Zeri.info.

Therandasit fituan 86:84 në një ndeshje ku i dominuan tre çerekë, por që në të katërtin u rikthyen furishëm prizrenasit, por ishte vonë.

Rahoveci fitoi në udhëtim pa problem ndaj Boreas, kurse Ponte Prizreni debutoi në elitën e basketbollit kosovar me fitore.

Ndeshja ndërmjet Z Mobile Prishtinës dhe Trepçës do të luhet në ditët në vazhdim. /Zëri/

Superliga – Java e parë

Rezultatet

Bashkimi – Golden Eagle Ylli            84:86

Borea – Rahoveci                                85:101

Lipjani – Ponte Prizreni                      74:87

Prishtina – Trepça (më vonë)

Tabela

1. Rahoveci                 1          2

2. Ponte Prizreni          1          2

3. GE Ylli                     1          2

4. Bashkimi                 1          1

5. Lipjani                     1          1

6. Borea                      1          1

7. Prishtina                  0          0

8. Trepça                     0          0