FIFA publikon renditjen e re, ja në cilën pozitë gjendet Kosova!

Sport September 20, 2018 - 11:11

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar progres në renditjen më të re të FIFA-s për shtete, shkruan Zeri.info.

Verdhekaltrit kanë përparuar për tri pozita në renditjen e publikuar sot nga shtëpia e futbollit botëror.

Në këtë përparim kanë ndikuar rezultatet e fundit të ekipit përfaqësues kosovar, respektivisht barazimi në udhëtim ndaj Azerbajxhanit dhe fitorja ndaj Ishujve Faro në Ligën e Kombeve.

Kosova pritej të kishte ngritje më të madhe.

Sidoqoftë, ekipi i Bernard Challandes tash gjendet në pozitën e 138-të me 1092 pikë, kurse në renditjen e muajit të kaluar ishte i 141-ti. /Zëri/

Image