Zidane, ideal për zëvendësimin e Mourinhos

Sport August 22, 2018 - 10:37
Detajet

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Lee Sharpe beson se Zinedine Zidane do të ishte kandidati ideal për të zëvendësuar Jose Mourinhon në krye të “djajve të kuq”, transmeton zeri.info

Ish-trajneri i Real Madridit ka qenë i lidhur me një kalim në “Old Trafford” dhe Sharpe mendon se francezi do të ishte zgjedhja e duhur. Sharpe gjithashtu kishte deklaruar më herët se pret që Moruinho të largohet nga Manchester Unitedi para krishtlindjeve.

“Mourinho është në provë përsëri. Ai kurrë nuk është dukur i lumtur që prej ardhjes në klub. Duket sikur nuk ka asnjë plan për Manchester Unitedin. Askush nuk duket se di ku to shkojë apo çfarë të bëjë”, deklaroi Sharpe.

“Mendoj se Zidane do të ishte kandidati ideal. Ai ka luajtur në nivelet më të larta, ka menaxhuar në nivelet më të larta dhe ka qenë i suksesshëm në të dyja. Ai është një emër mjaftueshëm i madh, i cili mund të përballojë presionin dhe pritjet për të drejtuat një klub kaq të madh, kështu që mendoj se ai do të ishte ideali”, shtoi ai./Zëri