Salzburg – Shkëndija, mbyllet pjesa e parë me dy gola të shënuar!

Sport August 08, 2018 - 19:45
LAJMI I FUNDIT

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjen ndërmjet Red Bull Salzburgut dhe Shkëndijës, e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Skuadra austriake i ka mbyllur 45 minutat e parë me epërsi prej, 2:0.

Salzburgu ka kaluar në epërsi në minutën e 16-të përmes Munas Dabbut, i cili shënoi nga penalltia.

Ndërkaq, golin e dytë e realizoi nga gjuajtja e lirë në kohën shtesë i njëjti futbollist, Dabbut.

Nga ana tjetër, Besart Ibraimi e ka lëshuar një mundësi ideale në pjesën e parë. /Zëri/