Legjenda e Liverpoolit e ngacmon Xherdan Shaqirin

Sport July 15, 2018 - 08:27
Detajet

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka bërë shaka me Xherdan Shaqirin pasi yllit shqiptar iu dha fanella me numrin 23, e cila u lirua pas largimit të Emre Can.

Fanella me numrin 23 në të kaluarën është bartur nga Carragher dhe Robbie Fowler në Liverpool dhe tani pras transferimit të tij nga Stoke City, Shaqiri do ta bartë fanellën me të njëjtin numër, transmeton Gazeta Express.  

Caragher e na ngacmuar Shaqirin në rrjetet sociale pasi blerja e tij u bë zyrtare.

Ai e postoi një fotografi në Instagram ku shihet duke i shtrënguar duar me një person muskulor, i cili i ngjan Shaqes, në një klub boksi.

“Jam i lumtur që i ndihmova Xherdan Shaqirit t’i kalojë testet mjekësore”, bëri shaka ai.

“Më duket në rregull mua”, shtoi ai.