FC Prishtina gati kundër FC Europës

Sport July 04, 2018 - 17:59

FC Prishtina e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes kthyese që do ta zhvillojë nesër ndaj FC Europa, në kuadër të parakualifikimeve për Ligën e Evropës.

Atmosfera dhe motivi për fitore në radhët e bardhekaltërve është në nivel mjaft premtues, raporton “Zëri” nga stadiumi “Adem Jashari”.

Ndeshja e parë në mes këtyre dy ekipeve e zhvilluar në Gjibraltar ka përfunduar baras, 1:1, rezultat ky që e favorizon FC Prishtinën për të ecur tutje pasi në “Adem Jashari” pritet të ketë përkrahje të kënaqshme të tifozëve.

Fituesi do të shkojë në xhiron e parë të kualifikimeve për Ligën e Evropës, atje ku në edicionin e kaluar prishtinasit ishin eliminuar nga Norrkopingu.

Trajneri i bardhekaltërve, Mirel Josa, pas stërvitjes së sontme e ka të qartë se s’i do ta kërkojë kualifikimin. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image